Të vetëdijshëm për dënimet e rënda që mund të merrnin, dy shqiptarë në Londër që në daljen e parë përpara gjykatës kanë pranuar akuzat për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Top Channel duke iu referuar njoftimit të policisë londineze raporton se dy shqiptarët janë Mikeljan Baca, 26 vjeç banues në Mortimer Crescent, Camden, dhe Egli Hazizolli, 24 banues në Mortimer Crescent, Camden.

Më 6 Prill 2020 një operacion i parapërgatitur policor ndaloi makinën me të cilën, udhëtonin Baca dhe Hazizolli, ku u gjetën 14 kg Kokainë dhe 200.000 stërlina cash.

Sipas policisë Kokaina kapte një vlerë shitje në rrugë prej 1.4 milion stërlina. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ata u përgjigjën me ‘no comment’ të gjitha pyetjeve të bëra nga oficerët e antidrogës.

Egli Hazizolli dhe Mikeljan Baca do të njihen me masën e dënimin në gjykatën Harrow Crown më 1 Qershor. Policia londineze ka dyshime se ata janë pjesë e një grupi të struktuar kriminal, rrënjët e të cilit ndodhen në qytetin e Elbasanit.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA