Qeveria ka ndërmarrë disa nisma për lehtësimin e efekteve te gjendjes se emergjencës se krijuar nga Covid19.

Sa efektive kanë qenë këto nisma, pasi ka ankesa nga punonjës dhe biznese?

“Efektiviteti i nismave do pak kohë për tu materializuar i plotë. Megjithatë më lejoni të jap disa shifra. Në paketën e parë ne u angazhuam për të paguar pagën minimale ku në planin tonë të parë ishin 30.000 biznese me përafërsisht me 60.452 punonjës. Sot kemi paguar 69.582 paga minimale të cilat i takojnë kategorive të biznesit të vogël që ka qenë i mbyllur. Në këtë kuadër po të krahasojmë shifrat për atë që njihet si paga e luftës ka qenë mbi parashikimin në kontekst numri”.

Ministria Anila Denaj i bën një bilanc edhe asaj çfarë ka ndodhur me paketën e dytë financiare.

“Në paketën e dytë kemi adresuar me plan 176.000 persona me një pagë 40.000 lekë për person. Sot të flasim janë paguar 94.368 persona. Në këtë proces pika e nisjes është individi dhe biznesi për të aplikuar dhe që të jetë i saktë dhe nëse ka probleme të shkohet tek aplikimi ankesës”.

-Janë përmendur nga Kryeministri 2 garanci sovrane për biznesin. Sa kanë përfituar dhe a po has vështirësi biznesi për te marrë këto kredi? Çfarë roli ka Ministria e Financave dhe ekonomisë ne këtë proces?

“Sot të flasim janë 458 aplikime në një shumë prej 5.8 miliardë lekë. Garancia e dytë sovrane 15 miliardë lekë ndan sëbashku me riskun. 60% me 40% mesa bankës dhe shtetit”. /Muhamed Veliu/

Top Channel