Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Nesër pritet mot me diell dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 12ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 31ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Nesër pritet mot me diell dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave.

Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 28ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel