Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë.
Mengjesim e sotem me një vëzhgim të bërë nga vetë ai në tregun agroushqimor, i ka rezultuar si treg monopol.
Abuzohet hapur me çmimet, vijon zevendes kryeministri, dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.
Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vet sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.
Në videon e publikuar nga zëvendëskryeministri Erion Braçe për abuzimin me çmimet dhe kuponat fiktivë tatimor në tregun agroushqimorë në Tiranë, ajo që vihet re është edhe shkelja e rregullave të masave mbrojtëse të vendosura nga qeveria në këtë kohë pandemie.
Tregtarët pa asnjë lloj ruajtje të distancës sociale, pa maska dhe doreza tregtojnë të lirë dhe vijojnë punë e tyre sikur virusi të mos ekzistonte.
Kjo është në shkelje të vetë masave të vendosura nga qeveria, e cila kërkon me detyrim afishimin e masave mbrojtëse në tregje dhe respektimin e tyre nga tregtarët, në të kundërt, po sipas rregullave ne kohe pandemie, mund të mbyllen si burim i përhapjes së infeksionit.
Top Channel