Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Gramsh ku nga informacionet e para bëhet me dije se një person ka ndërruar jetë dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Nga të plagosurit, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes, policia është në vendngjarje dhe po  heton rastin.

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel