Marko Kepi kërkon të bëjë histori, për të qenë ai shqiptari i parë, në asamblenë e New York-ut, përmes zgjedhjeve që janë planifikuar të mbahen më 23 Qershor.

Në një intervistë për Top Channel shqiptaro amerikani Marko Kepi, president i organizatës Albanian Rootes, Rrënjët shqiptare, i cili shërben edhe si marins i forca ushtarake amerikane, fillimisht tregon përse zgjodhi të kandidonte.

“Gjatë viteve që unë angazhohem me organizatën Rrënjë Shqiptare e pashë si vullnetarë kemi arritur limitin sa mund të bëjmë për komunitetin tonë nëpërmjet shoqatës. Pra nëse ne e kemi shancin për ti votuar per në parlamentin e New Yorkut,do të mund ta ndihmojmë komunitetin shumë herë më shumë se sa nëpërmjet shoqatave. Kjo është një arsye përse vendosa të garoj”.

Marko Kepi thotë se ai fillimisht, duhet ta fitojë garën brenda partisë republikane me rivalin e tij.

“Gara e parë është brenda partisë republikane sepse në zonën ku ne garojmë State Ireland Partia Republikane fiton me shumicë pasi kundërshtari demokrat nuk është një kundërshtar serioz e kështu gara më e fortë që kemi është brenda partisë. Kundërshtari im është një amerikan me prejardhje nga Greqia unë jam kundërshtari tij me prejardhje nga Shqipëria”.

E pyesim Markon se si ka shkuar fushata deri më tani duke marrë në konsideratë se New Yorku është goditur fort nga vala e pandemisë së Covid 19.

“Me të vërtetë është një fushatë e çuditshme pasi nuk kemi vepruar në të njëjtën mënyrë si fushatat e shkuara. Nuk kemi mundur të trokasim derë më derë. Gjithçka ka qenë e mundur përmes medias dhe postimeve në rrjetet sociale apo letrave me postë. Nuk e dim se çfarë efekti do të ketë në rezultatin e votave”.

Në zonën elektorale ku Marko Kepi garon jetojnë shumë shqiptarë kryesisht nga Dibra, Ulqini dhe Kraja, për të cilët ai ka këtë mesazh.

“Mesazhi jonë është që në ditën e votimeve është të votojmë si komunitet jo thjesht që unë ta fitoj garën me kundërshtarin tim por të fitojmë si komunitet shqiptarë që të zgjojmë politikën amerikane nga gjumi që edhe ata ta dinë që komuniteti shqiptarë, ka vlerë, ka forcë duke votuar sëbashku sic bëjnë disa komunitete të tjera në mënyrë që mos të anashkalohemi, mos të nënvlehtësohemi nga politikanë të tjerë duke i lënë të kuptohet se vota shqiptare ka vlerë edhe për votimet e tyre që edhe ne si komunitet të vendosim se kush fiton dhe kush humb”. /Muhamed Veliu/

FOTO GALERI
1/17

Top Channel