Xhesika Polo ia dhuron protezat e gjirit të mamasë së ndjerë një gruaje të sëmurë me kancer

12/05/2020 15:20

E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte këngëtarja Xhesika Polo.

Para pak muajsh, mamaja e Xhesikës humbi jetën për shkak të kancerit. Pikërisht situata që ka përjetuar, e ka bërë atë më të ndjeshme ndaj këtyre personave. Ajo shprehet se protezat e gjirit, që përdoreshin nga e ëma në kohën kur ishte gjallë, ajo ia ka dhuruar një gruaje të sëmurë me kancer. Ndërkaq, Xhesika zbuloi se kur të ketë një karrierë të suksesshme në art, do t’i gjendet pranë personave që vuajnë nga kanceri.

“Në fakt ishte shumë spontante. Isha në dhomëmn e mamit, po merresha me rregullime dhe shikova protezat. Thjesht doja që t’i merrte dikush, t’i gëzonte. Dëshira ime më e madhe që më lindi nga kjo, është që kur të jem e suksesshme në karrierë, të ndihmoj femrat me kancer. Ajo vajza është në Fier dhe më kontaktoi kushërira e saj. Më tregoi një mini histori të vogël, dhe më tha që ka një vit e gjysmë, dhe ka humbur gjirin e djathtë. Dua një adresë të personit, i thash unë sepse doja të sigurohesha. Takova ate vajzën dhe më dhuroi një vazo me lule. E mbaj aty dhe e ujis, ishte një gjest i bukur dhe u ndieva shumë mirë”, shprehet Xhesika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA