Arteriet janë enë gjaku që transportojnë oksigjenin dhe lëndë të tjera ushqyese nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta, elastike dhe të pastra.

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun nëpër inde. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi.

Nëse lihen pa trajtuar, arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ato kardiovaskulare, artrit, shikim të turbullt, dhimbje kronike etj. Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të shëndetshme për të parënduar bllokimin e arterieve dhe një sërë sëmundjesh pasuese.

Më poshtë gjeni ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe mbrojnë zemrën.

FOTO GALERI
7/11
Brokoli Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror i Londrës thonë se të paktën 1 kupë brokoli çdo ditë mund të parandalojnë bllokimin e artereve. Kjo perime është e pasur në sulforafane, që ndihmon trupin të përdorë proteinat për të parandaluar formimin e pllakës bakteriale në arterie. Gjithashtu, si pasojë e përmbajtjes së lartë në vitaminë K, brokoli parandalon dëmtimin e arterieve nga kalciumi. Brokoli është gjithashtu i pasur në fibra, dhe studimet kanë treguar se një dietë e pasur në fibra mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta