Arteriet janë enë gjaku që transportojnë oksigjenin dhe lëndë të tjera ushqyese nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta, elastike dhe të pastra.

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun nëpër inde. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi.

Nëse lihen pa trajtuar, arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ato kardiovaskulare, artrit, shikim të turbullt, dhimbje kronike etj. Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të shëndetshme për të parënduar bllokimin e arterieve dhe një sërë sëmundjesh pasuese.

Më poshtë gjeni ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe mbrojnë zemrën.

FOTO GALERI
5/11
Bajamet Bajamet janë të mira për zemrën kur konsumohen në sasi të moderuar. Një studim nga Shoqata Amerikane e Zemrës ka zbuluar se bajamet mund të ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) me gati 15%. Këto fruta të thata janë të pasura me yndyra poli-të-pangopura që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL dhe rritjen e kolesterolit HDL. Për më tepër, përmbajtja e lartë në magnez bajameve ndihmon në parandalimin e formimit të pllakës bakteriale në arterie.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta