Në pjesën e dytë në Open në Top Channel është i ftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Fillimisht Veliaj foli për çështje e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha në Open se Bashkia e Tiranës ka qenë transparente me projektin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar të ri. ‘Ne kemi qenë transparent me projektin. Kemi thënë që plani i parë është ta ndërtojmë me lekët e privatit, që nuk ramë dakord pasi privati nuk ofronte aq sa kërkonin aktorët.

Plani i dytë është ta ndërtojmë me lekët e tona, por që nuk i kemi dhe kalojmë tek plani i tretë që marrim kredi dhe ndërtojmë teatrin.

Duhej të kalonte në pronësi të Bashkisë së Tiranës sepse ndërtimi do të bëhet nga e para dhe është Bashkia e Tiranës që do të marrë kredinë’- tha Veliaj.

Top Channel