31/01 08:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi.
Mësohet se së paku pesë pacientë me koronavirus kanë humbur jetën në Shën Peterburg, pasi spitali ku ata ndodheshin u përfshi nga flakët.
Ishte Ministria e Shëndetësisë në Rusi, ajo e cila konfirmoi vdekjen e pacientëve, të cilët ndodheshin në kujdes intensiv.
Sipas mediave ruse, zjarri shpërtheu në ventilatorët e spitalit për shkak të mbingarkesës, çka solli evakuimin e 150 personave..
Numri i rasteve të reja me koronavirus në Rusi u rrit me 11 656, që nga e hëna, një rritje rekord ditore, duke e çuar totalin zyrtar në 221.344 të infektuar.
Top Channel