Shembja e objekteve shtetërore dhe private, para se t’i hapë rrugë rindërtimit do të prodhojë male me inerte.

Deri më tani fadromat e Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit kanë shembur vetën godinat e institucioneve arsimore në Bashkinë e Kamzës, ndërkohë pritet që të shemben qindra shtëpi private. Këto inerte janë të shkollës “Halit Coka” por pyetja është se ku do të shkojnë mbetjet e ngurta?

Top Channel është interesuar në të gjitha bashkitë ku tërmeti shkaktoi dëme serioze të godinave, përgjigja e tyre ishte e ndryshme. Ndërkohë ne kemi mësuar se qeveria është duke hartuar një VKM të posacme se ku do të shkojnë inertet e godinave të shembura.

Ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rudina Muca.

Top Channel