Në pjesën e dytë në Open në Top Channel është i ftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku foli për Teatrin Kombëtar. Veliaj sulmoi presidentin Meta për reagimin që bëri për Teatrin Kombëtar.

“Presidenti ka dorëzuar një padi nul, duhet të gjejë një këshilltar ligjor dhe jo të bëhet barsaletë ligjore. Po bëhet gaz i botës, juristët po qeshin nëpër Tiranë. Nuk mund të budallepset e gjithë Tiranë se bën gafa një institucion. Ai ka dorëzuar një ligj nul, sepse nuk ekziston më ai ligj.

Jam përballur edhe herë të tjera me president që duan të bëhen brigadier komunal. Unë e kam thënë atë shprehjen: Graj gomarin tat. Unë do të menaxhoj bashkinë, ai presidencën dhe Basha opozitën.

Veliaj kujtoi gjithashtu që në kohën e qeverisë Berisha në koalicion me LSI-në kur ishte kryetar bashkie Lulzm Basha nuk e kanë shpallur Teatrin Kombëtar monument kulture.

Kujtojmë që Ilir Meta pak muaj më parë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin speciale për shembjen e Teatrit Kombëtar, që u miratua vitin e shkuar me procedurë të përshpejtuar.

Top Channel