12/11 22:43
Një operacion i koduar “Mani in Pasta” është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga autoritetet e Guardia di Finanza dhe të Antimafias italiane.
Nën urdhër arrestimi janë vënë 91 persona të lidhur me mafian kalabreze Cosa Nostra.
Gjatë operacionit është sekuestruar një pasuri me vlerë 15 milionë euro. Operacioni është shtrirë në rajonet Sicilia, Lombardia, Piemonte, Liguria, Veneto, Emilia Romagna, Toscana, Marche e Campania.
Në operacion kanë marrë pjesë 500 forca policore dhe është impenjuar reparti i qenëve antidrogë e mjetet ajrore të Guardia di Finanza. Në mesditë në Prokurorinë e Palermos priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.
Top Channel