“Plazhet, vendimi më i vështirë”/ Rama: Jo koalicion me LSI sa të jem në krye të PS dhe qeveri kujdestare para zgjedhjeve

12/05/2020 19:14

Në kuadër të masave lehtësuese qeveria është duke parë mundësinë e hapjes së kufijve tokësor, kopshteve dhe çerdheve përfshi edhe transportin. Detajet i dha kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp mbajtur online.

Kryeministri pranoi se vendimi për zhvillimin e plazhit në brigjet shqiptare mbase do të jetë më i vështiri.

Kryeministri iu përgjigj edhe pyetjeve me karakter politik duke shuar të gjithë zërat, se do të ketë një koalicion të ri me LSI. Të paktën deri atëherë sa Edi Rama do të jetë i pari socialistëve, kjo nuk do të ndodhë.

Mikut të tij Lulzim Basha, propozimin për një qeveri kujdestare 3 muaj përpara zgjedhjeve, Edi Rama, i dha një jo të prerë.

Përballë kundërshtive për shembjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e një të ri, kryeministri u shpreh i qartë si kristali se nuk ka ndërmend të bëj asnjë hap pas.
Kryeministri e avancoi idenë e lejimit të mbjelljes së kanabisit për qëllimi mjekësore duke vendosur edhe një afat kohor për miratimin e projekt ligjit.

Unë e pyeta kryeministrin Edi Rama,nëse qeveria po planifikon një dhënie shpërblimi për efektivët e policisë së shtetit dhe asaj ushtarake për kontributin gjatë këtyre dy muajve nw garantimin e karantinës. Kryeministri nuk dha një përgjigje të definitive por e la si mundësi të hapur. /Muhamed Veliu/

Top Channel