24/11 09:50
Për herë të parë në 93 vite të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, ky event do të shtyhet për një afat të pacaktuar.
Përfaqësuesit e Akademisë së Filmit kanë konfirmuar se janë në një krizë prodhimtarie për shkak të situatës së pandemisë nga e cila kanë pësuar humbje mijëra biznese.
Këtë vit nuk do të ketë thuajse asnjë projekt të ri filmik. Të gjithë filmat e Hollywood por jo vetëm kanë ndërprerë xhirimet për shkak të Koronavirusit ndërsa ende nuk dihet se kur do të kthehen në gjendje normale.
Deri në këto momente ajo që dihet është ceremonia e madhe e “Oscars” do të shtyhet pa një datë të caktuar për të paktën 4 muaj në 2021-shin.
Top Channel