Nisma e FC Copenhagen/ Shndërron stadiumin në shkollë

12/05/2020 12:25

Në Danimarkë, futbolli po shfaqet shumë krijues dhe me shumë fantazi në këtë periudhë pandemia.

Ndërsa Aarhus nëpërmjet aplikacionit Zoom  mundëson praninë e tifozëve në stadium, klubi i Kopenhagenit ndërmerr një tjetër nismë që është me të vërtetë e veçantë.

Klubi danez vendosi që të shndërrojë tribunat e stadiumit “Telia Park” në klasa shkolle ku për 7 javët e ardhshme do të ulen 200 nxënës për të marrë mësimet e tyre, një nismë kjo që është përshëndetur edhe nga vetë UEFA që nëpërmjet një postimi në Twitter e ka vlerësuar gjestin e skuadrës së Kopenhagenit.

“Jemi të lumtur që po ndihmojmë shkollat në Kopenhagen dhe Bashkinë për të përballuar një sfidë të vështirë dhe mezi presim që të shohim fëmijë të lumtur këtu”, u shpreh Drejtori i klubit danez që administron edhe stadiumun Lars Bo Jeppesen.

Dita e parë e shkollës në stadiumin e Kopenhagenit nisi me orët e mësimit të klasave të katërta dhe të pesta të shkokllës fillore me nxënësit të cilët u akomoduan në tribunat VIP të stadiumit. Përpara fillimit të mësimit, të gjithë në kor, fëmijët filluan të interpretonin himnin kombëtar të Danimarkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA