Një gjyshe kishte lidhur nga prapa duart e nipit të saj 6 vjeçar dhe e kishte vënë te jetonte në plevicë për javë të tëra, pas mbylljes së shkollës së tij nga koronavirusi.
Esmeralda Lira, 53 vjeçe raportohet se detyroi nipin e saj të jetonte në kasollen e rrënuar të shtëpisë së saj në Dallas, Texas, derisa policia shpëtoi vogëlushin të dielën.
Oficerët ishin njoftuar për fëmijën që detyrohej të jetonte në plevicë, ndërsa kur ata erdhën në shtëpi, Lira i gënjeu duke u thënë se jetonte me nënën e tij.
Oficerët shpëtuan të voglin dhe i zgjidhën duart, ndërsa kur e pyetën se çfarë kishte ndodhur, ai u tregoi se po flinte në plevicë që prej mbylljes së shkollës nga koronavirusi në mars.
Lira më vonë ndryshoi versionin e saj duke thënë se djali ishte vendosur në plevicë për herë të parë asaj mbrëmjeje, në formë dënimi. Ndërsa i dashuri i saj Jose Balderas, 64 vjeç, ofroi një tjetër version të ngjarjeve, duke i thënë oficerëve se djali ishte dënuar për dy javë në plevicë pasi “ishte kapur duke vjedhur ushqim”.
Djali i abuzuar, motra e tij shtatë vjeçare dhe i vëllai katër vjeçar u morën nga shtëpia prej autoriteteve, ndërsa Lira e Banderas janë akuzuar me rrezikim të jetës së fëmijëve.
Ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve kanë paralajmëruar se izolimi i koronavirusit ka shtuar rrezikun e abuzimit ndaj të miturve dhe kanë vështorësuar raportimin e asaj që ndodh me ta.
Punonjësja sociale që po trajton rastin Marissa Gonzalez, tha: “Ne të gjithë duhet të kujdesemi për fëmijët në komunitetin tonë, veçanërisht tani që nuk mund të shkojnë nëpër shkolla”.
Top Channel