Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar ish deputeti i PD-së Mitro Çela. Në studio u fol mbi legalizimin e hashashit në vendin tonë për përdorim mjekësor, një hipotezë kjo që është hedhur ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ish deputeti rrëfeu se ka provuar të pijë hashash para 10 vitesh. Ndër të tjera ai shtoi se është pro që hashashi të legalizohet, por jo gjatë kësaj periudhe, sepse vendi po përballet me një pandemi të rrezikshme, siç është ajo e koronavirusit.
“Unë e kam provuar dy herë. E kam provuar para 10 vitesh, pasi piva dy gota whisky. Debati është mirë, ideja që hodhi kryeministri më shumë ngatërroi. Unë bëra një shkrim dhe e quajta dy mëkatet e Edi Ramës. Legalizimin e hashashit e ka thënë Koço Kokdhima shumë vite më parë. Dje ishin miq ndërsa sot armiq. Këtë që thotë Rama, që e kam diskutuar me BE (Bashkimin Evropian), kjo prish punë. Unë mendoj se ka ardhur koha të legalizohet, jo sot, në asnjë mënyrë. Sot jemi për virusin, para zgjedhjeve, por për një kohë tjetër duhet të diskutohet”, u shpreh Mitro Çela.
Top Channel