Fotot/ Më parë kishte mundur gripin spanjoll, njihuni me gruan më të moshuar që fiton betejën me Covid-19

12/05/2020 10:48

SPANJË- Një grua 113- vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas është shëruar nga koronavirusi.

Media lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, është personi më i vjetër në Spanjë, që mundi virusin pasi e luftoi atë për disa javë.

Pas testimit pozitiv me Covid-19, Branyas u karantinua në një dhomë në shtëpinë e saj. Por pas disa kohësh ajo  u testua sërish dhe rezultoi se koroanvirusi ishte mundur.

Për më tepër, kur ishte fëmijë, ajo mundi gripin spanjoll, i cili shkaktoi pandeminë më vdekjeprurëse të shekullit të 20-të nga viti 1918-1920.

Grupi i Kërkimeve Gerontology, një grup global i studiuesve, pretendon se sipas të dhënave të disponueshme, Branyas është personi më i vjetër në botë që ka mundur COVID-19.

Sipas mjekëve, të moshuarit me gjendje kronike mjekësore janë në grupin më të lartë të rrezikut dhe shumicën e kohës nuk janë në gjendje të shërohen nga COVID-19, por 113-vjeçarja ia doli.

Spanja aktualisht ka 227.436 raste me Covid-19, ndërsa numri i vdekjeve nga virusi është 26,744. Një total prej 137,139 pacientësh janë larguar nga spitalet pas shërimit nga virusi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA