Fotot/ E pështyu pasagjeri i infektuar, vdes nga koronavirusi fatorino e trenit

12/05/2020 13:19

Belly Mujinga e cila punonte si fatorino treni ka humbur jetën nga koronavirusi në Londër, pasi u pështy nga një pasagjer i cili i kishte thënë fillimisht se ishte i sëmurë.

Incidenti që i kushtoi jetën gruas ndodhi 1 muaj më parë, ndërsa 47-vjeçarja ndërroi jetë ditën e sotme.

Belly Mujinga, e cila kishte probleme të thella të frymëmarrjes, u pranua në Spitalin Barnet dhe u fut në një ventilator, por nuk arriti të mbijetonte.

Sipas Daily Mail, Policia Britanike e Transportit thotë se incidenti nuk ishte raportuar në atë kohë në 22 Mars, por tani ka filluar një hetim për të gjetur të dyshuarin.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA