Federata angleze e futbollit ia doli të triumfojë në pjesën më të vështirë të projekti Restart, duke bindur qeverinë për të rikthyer lojën në stadiume, e planet e saj nuk do të cenohen as nga ankesat sporadike të lojtarëve, e madje as nga Bashkia e Londrës.
Kjo e fundit nëpërmjet kryebashkiakut Sadik Khan la të kuptohet se në impiantet e kryeqytetit është ende herët për ndeshjet e premier Ligës, por opinioni i tij, me vendimet e qeverisë janë diçka krejt tjetër.
Ndeshjet pritet të rifillojnë në 12 Qershor, pas stërvitjes edhe pse jo me kushte optimale, që skuadrat elitare do të zhvillojnë që këtë muaj. Por Sadik Khan, qytetari i parë i Londrës, ndjen frikën e një përhapjeje të pakontrolluar në Londër, për shkak të popullsisë së dendur, dhe situatës ende emergjente.
Zëdhënësi i kryebashkiakut tha se Sadik Khan është një tifoz i Liverpulit dhe është në favor të zhvillimit të ndeshjeve, por në Londër, kjo është ende herët pasi do shtonte ngarkesën në spitale dhe qendra shëndetësore.
Premier League po mendon stadiume neutrale për ndeshjet e mbetura, dhe impiantet e Londrës janë ato më modernet dhe më cilësoret në ishull. Nëse këto përjashtohen nga kalendari, me gjasë nuk do cenojnë kampionatin në vendin ku u shpik futbolli.
Top Channel