Hormuzi fillon të hapet nga Irani, një tjetër anije turke kalon mes Ngushticës Sardegna, ashtu si Greqia, ka ndërmend t’i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë t’i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra.
Në vende të tjera është diskutuar mundësia e një “pasaporte imuniteti”, një dokument dixhital, i cili të njihet ndërkombëtarisht dhe që dëshmon se mbajtësi i është nënshtruar të paktën një testi serologjik qe tregon se organizimi i tij i ka antitrupat e koronavirusit, dhe ka arritur ta elimonojë atë.
Kjo nënkupton se personi në atë moment, nuk është as i infektuar dhe as infektues. Llogaritet që fundi i pandemisë mbërrin atëherë kur të paktën 50% e popullatës, është imunizuar. Koronavirusi, që sot nëpër botë ka shkaktuar mbi 280.000 vdekje e më tepër se 4 milionë infektime, u përhap përmes udhëtarëve.
Në janar, Tajlanda e Japonia, konfirmuan raste infektimesh tek udhëtarët, dhe nisën të kontrollonin cdo person që vinte nga Wuhani. Ato ishin dy vendet e para ku u regjistruan raste të sëmundjes jashtë Kinës.
Top Channel