
Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur
26/02 00:29
Një burrë i prekur me Covid-19 arriti të infektojë 533 njerëz në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i këtij shteti afrikan, Nana Akufo Ado.
“Një person infektoi më shumë se një të tretën e gjithsej 1.300 punëtorëve në Tema, një qytet 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Akra”, tha Ado.
“533 rastet e reja në fabrikë përbëjnë më shumë se gjysmën e të infektuarve të ri në Ganë”, ka shtuar ai.
Gana ka konfirmuar 4,700 raste deri më tani, prej tyre 22 të vdekur dhe 494 të shëruar, transmeton KosovaPress.
Top Channel