Një shpërthim i paqartë i koronavirusit, në një qytet kinez afër kufirit rus dhe një seri rastesh të reja në Wuhan ka ngjallur frikë nga një valë e re infeksionesh në Kinë. Pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19, Kina ka vendosur mbylljen e qytetit Shulan.
Në qytet u konfirmuan 11 raste të reja gjatë ditës së shkuar, të gjitha të lidhura me një grua të infektuar, e cila punonte në një lavanderi. Pacientja 45-vjeçare, që sipas mediave shtetërore ka infektuar burrin e saj, motrat dhe disa anëtarë të tjerë të familjes, thuhet se nuk ka pasur histori udhëtimi së fundmi.
Të gjitha vendet publike në qytet janë mbyllur dhe banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Transporti publik është pezulluar dhe qyteti i Shulan-it është klasifikuar si vend me rrezik të lartë për përhapjen e virusit.
Shulan ndodhet në provincën Jilin, dhe ndodhet në kufirin me Korenë e Veriut, e cila pretendon se nuk ka raste me Covid-19.
Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,669 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82,918 të infektuar.
Top Channel