Pamjet/ 49 fuoristrada dhe 110 furgonë, këto janë ‘bishat’ e reja të Policisë së Shtetit

11/05/2020 18:08

196 automjete të reja i janë shtuar flotës së Policisë së Shtetit. nga të cilat janë 110 furgonë “Ford” dhe 49 fuoristrada të cilat janë blerë nga Policia e do t’u vihen në dispozicion patrullave dhe grupeve të gatshme.

Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu shpjegoi edhe disa prej tyre në përbërje, ku tha se do t’jua bëjnë më të lehtë punën policëve,

“Brenda janë të pajisura me pjesë të veçanta i kemi të mbrojtura nga jashtë me zgarë. Njëkohësisht poshtë jam në me çelik për të mos dëmtuar motorin. Edhe brenda ka vende speciale për të mbajtur armët që të jetë sa më lehtë gjatë lëvizjes. Edhe mbrapa ka mburoja dhe pajisje të tjera kolektive që përdorin FNSH ose RENEA. Këto do jenë për FLO dhe RENEA 51 copë me kto. Të tjerat janë 2×4 do të shpërndahen drejtorive vendore këto të bardhat. Sipas terrenit që kanë.” tha Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se nga një flotë qesharake që kishte policia e shtetit, tani “do të kemi një flotë me fuqi të re motorike.”

Rama u shpreh:

“Ky kontribut i përbashkët financiar ku pa diskutim kontributi i BE-së është një pjesë e konsiderueshme përveç kontributit të qeverisë. Flota motorike e policisë së shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje me rritjen e kapaciteteve teknologjike, digjitale, me futjen e mjeteve të sofistikuara dhe me dronët e fjalës së fundit.”

Në prezantimin e flotës së re, morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ambasadori Luigi Soreca.

FOTO GALERI
1/31

Top Channel