Oraret e fluturimeve/ MIE publikon kalendarin e riatdhesimeve, ja qytetet e Europës nga mund të udhëtoni

11/05/2020 20:39

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për sa i përket datës 14 deri në 20 Maj.

Të gjithë shqiptarë që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve tashmë mund të riatdhesohen, por do të bëhen edhe udhëtime për tu larguar nga Shqipëria për të tjerë persona që mund të kenë mbetur në vendin tonë.

Në kalendarin e publikuar udhëtimet do të jenë të mundura nga Stambolli, Milanoja, Roma, Frankfurti, Zyrihu, Parisi, Londra drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Udhëtimet do të kryhen vetëm me Air Albania dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën, duke iu referuar orareve të mëposhtme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel