Kritika të ashpra për punonjësit e ambulancës që kërcejnë me “trupin e viktimës” në barrelë

11/05/2020 16:29

Një grup punonjësish ambulance në Britani kanë ngjallur zemërim të thellë teksa imitonin një video të postuar fillimisht në 2017, duke kërcyer taksa mbanin në krahë një kukull, të supozuar të sëmurë me Covid-19.

Në videon origjinale, një grup prej pesë vetësh me uniforma të zezë mbanin në krahë atë që dukej si arkivol, ndërsa kryenin rutina vallëzimi.

Grupi i katër punonjësve britanikë të ambulancës imitonte kërcimin në videon origjinale, duke ngjallur një valë kritikash në rrjetet sociale.

Në fillim të videos shfaqet një burrë që kollitet në pjesën e pasme të ambulancës. Kur fillon muzika punonjësit nisin të kërcejnë.

Ata kanë një kukull njerëzore në barrelë, e cila nga lëvizjet kërcen poshtë e lartë. Video titullohej “Kujdes! Nxitje morali për #COVID19 #coffindance #nhs”.

Video ishte parë rreth 40,000 para se të hiqej nga rrjeti.

Stafi i ambulancave kërkoi ndjesë për pamjet duke thënë se nuk kishte si qëllim të krijonte ofendim, dhe se i vinte keq që video ishte hequr prej shkeljes së rregullave të mediave sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA