Raste të tjera të reja të koronavirusit janë shfaqur në Kinë. Të hënën, 17 infektime u raportuan në vendin ku lindi sëmundja e për të cilin u duk se ajo tashmë ishte një histori e mbyllur.
Dy “ re” infeksioni, edhe pse në përmasa të vogla u zbuluan njëra në Wuhan, atu ku shpërtheu pandemia, dhe tjetra në një zonë në verilindje të Kinës. Njëri prej të infektuarve të fundit në Wuhan është një 89-vjeçar i cili kishte qenë asimptomatik përpara se të dilte pozitiv në testin për koronavirus. Prej më shumë se një muaji, në Wuhan nuk kishte pasur më shenja të Covid-19.
Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi. Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shtuar së fundi kritikat ndaj saj duke thënë se nuk bëri mjaftueshëm për ta ndaluar epideminë që në fillim në Wuhan dhe Hubei. Polemikat vazhdojnë të rrethojnë edhe origjinën e virusit. Ndonëse mjaft shkencëtarë dhe ekspertë mendojnë se ai është nuk është bërë nga dora e njeriut, zerat ndryshe nuk fashiten.
Clive Hamilton, autor i respektuar dhe ekspert i çështjeve të Kinës, iu kthye kësaj cështjeje duke thënë për Sky News se virusi ka dalë nga laboratori e jo nga tregu i kafshëve të egra. Rastet më të hershme të sëmundjes sipas tij, kanë qenë persona të cilët nuk kishin asnjë kontakt me tregun në fjalë.
“ Kjo është vërtetuar tashmë nga studime të cilësisë së lartë”, u shpreh Hamilton. Ai shtoi se përdorues të internetit në mbarë Kinën po kërkojnë për gruan që punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan, e që mendohet të jetë “pacientja zero” , e cila duket sikur është “zhdukur nga faqja e dheut”.
Top Channel