(Fotot) Legalizimi i Kanabisit/ Kreshnik Spahiu tregon aktorin e madh shqiptar që merret me kanabis në SHBA

11/05/2020 22:30

James Belushi është një nga aktorët shqiptar që ka arritur sukses në Hollyëood dhe i cili është shumë i dashur nga publiku. Edhe pse i lindur dhe i formuar si personalitet larg Shqipërisë, përkatësisht në Çikago, Belushi asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij.

Sot ai është marrë si shembull nga ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi në studion e emisionit Open në Top Channel, teksa në Shqipëri është hapur debati për legalizimin e hashashit në vend, deklaratë kjo e ardhur nga kryeministri Rama.

James Belushi në SHBA ka hapur biznesin e tij me kanabisin medicinal dhe nuk nguron që ta reklamojë në rrejtet sociale.

“James Belushi shqiptari që ne e nderojmë. Mos ta shikojmë si krim hashashin e kontrolluar. Mafia farmaceutike është ndër më të rrezikshmet.” tha Spahiu.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel