Edhe cirku online/ Pandemia ndryshon shfaqjet e trupave nëpër botë

11/05/2020 21:26

Cirku mund të mos vijë në qytet këto kohë, por atë mund ta gjeni online. Kështu, cirku Gasca Brothers nga Meksika, por që operon në Kolumbi, i kishte pezulluar shfaqjet e tij për shkak të frikës nga koronavirusi.

Por, tani ka vendosur që shfaqjet t’i ofrojë përmes facebook live, në mënyrë që të ndihmojë sadopak edhe shikuesit që janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Dhe performanca e parë e cirkut në facebook live, ishte në prill. Një muaj më vonë ata ofrojnë edhe një tjetër show online dhe kanë shtuar edhe elementë të tjerë në spektakël, si balona e vdekjes, në të cilën disa motocikleta shihen brenda një kafazi të madh prej metali, në formë sferike.

Cirku thotë se efekt anësor i mos pasjes së spektakleve të zakonshëm dhe varësisë tek performancat online, është se më pak artistë kërkohen në skenë. Drejtori i cirkut thotë se deri më tani janë shfrytëzuar rreth 20 artistë për performancat online. Ndërsa një shfaqje normale kërkon rreth 45 artistë.

Për të, kjo ka qenë kriza më e rëndë për cirkun në histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA