Bota në pandemi! Bilanci global- sa të shëruar, viktima si dhe të prekur ka aktualisht

11/05/2020 09:29

Numri i të shëruarve në mbarë botën nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) sot në mëngjes tejkaloi 1.4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Gjithsej 1,408,705 të shëruar janë regjistruar në të gjithë globin, ndërsa 282.694 kanë humbur betejën e tyre kundër pandemisë.

Më shumë se 4.1 milionë njerëz janë prekur me sëmundjen, treguan të dhënat. Numri më i madh i të shëruarve nga koronavirusi është regjistruar në SHBA, me 216 169. Por, SHBA po ashtu mbetet vendi më i goditur me më shumë se 1.32 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 79.500 vdekje.

Gjermania pason SHBA-të me 144.400 të shëruar dhe Spanja me 136 166.Ndërkohë, të shëruarit në Itali kanë arritur në 105,186.

Turqia hyri në mesin e pesë vendeve të para në botë për sa i përket rikuperimeve nga COVID-19 me gjithsej 92.691 persona që mposhtën sëmundjen.

Që nga e diela, Turqia ka regjistruar gjithsej 3,786 vdekje nga pandemia. Aktualisht ka 138,657 raste të konfirmuara me koronavirus në vend, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka rënë në 42.180, bëri të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA