Baret po bëhen gati për hapje/ Tavolinat dy metra distancë, personeli dhe klientët me maska dhe doreza 

11/05/2020 19:15

Në Shqiptarëve na pëlqen shumë kafeja, madje edhe vendimet më të rëndësishme të jetës sonë i marrim në lokale.

Pa dashje bar kafetë i kemi kthyer në institucione të rëndësishme sociale dhe kulturore. Duhet ta  pranojmë se një nga gjërat që na ka munguar më shumë gjatë kësaj periudhe kanë qenë takimet me miqtë,të afërmit tanë ne lokal.

Më datë 18 maj, baret dhe restorantet do të rinisin punën duke zbatuar protokollin e masave higjieno-sanitare të përcaktuara  nga Ministria e Shëndetësisë. Këto subjekte do të lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30.

Por para se baret dhe restorantet të hapin dyert për klientët e tyre ata duhet ta marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e personelit dhe të qytetarëve. Ku përfshihen dorezat, dezinfektantë të dhe maskat. Gjithashtu menaxherët e bareve duhet të kujdesen që tavolinat nga njëra-tjetra të kenë 2 metra largësi.

Top Channel