Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka falenderoi bashkitë dhe stafin e Kombëtares që siç tha ai, “na u gjendën pranë”.
Më tej shtoi:
“Kemi premtuar dhe ndërtimin e 3 shtëpive për të dëmtuarit nga tërmeti. Ndarja e pushteteve brenda FSHA ka sjellë përmirësim të ndjeshëm. Po shikojmë mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në sezonin 2021-2022. Ne nuk jemi anëtarë formalë në FIFA dhe UEFA, kemi nisur projekte të përbashkëta. Jemi të lumtur për futbollin kosovar dhe i urojmë një kualifikim në europian. Falenderojmë qeverinë për mbështetjen me fushën e Kukësit dhe godinën e FSHF. Prioriteti ynë në këtë periudhë është që futbolli të mbajë veten financiarisht. Licencimi për në Superiore do të jetë si për Kupat e Europës. Denigrimi dhe baltosja e dëmtojnë futbollin shqiptar.”
Top Channel