“Aventurierët”/ Xhoi: Sherri me Dodon? I vërtetë, ndjesë publikut por jo Dodos

11/05/2020 16:53

Reality show-n “Aventurierët” që transmetohet çdo të premte në orën 23:00 në ekranin e Top Channel, është komentuar shumë nga publiku, për vetë zhvillimet që ndodhin në të.

Në serinë e gjashtë të saj, një sherr agravoi mes dy vajzave, Xhoit dhe Dodos. Në seritë e para shoqe të ngushta, miqësia e tyre mori një rrjedhë tjetër, kur Dodo, siç pretendon Xhoi, ka tentuar ta puthë. Por, përleshja midis tyre, nisi për një lojë që Xhoi i bëri Dodos, ku në kutinë e shampoos, vendosi një krem depilues. Sakaq, e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria live”, Xhoi tha që nuk ndihet mirë për atë që ndodhi. Madje i kërkoi falje publikut por jo Dodos, që siç duket marrëdhëniet mes tyre janë ende të krisura.

Xhoi u justifikua me faktin se duke qenë tetë persona në një shtëpi, për një kohë të gjatë, është normale që të ndodhin zënka të tilla. E pyetur në lidhje me komentet negative që janë vërshuar në drejtim të serialit, Xhoi tha që nëse do të ishin nga ndonjë shtet tjetër, kjo do të përgëzohej, por duke qenë se janë  shqiptar, ata po sulmohen kaq shumë.

“Normalisht që jo. Por në nerva e sipër nuk është se e mendon shumë gjatë dhe e bën. Më shumë më shqetësoi fakti që një person që e konsideorja shoqe, më ka mbajtur një të fshehtë faktin  që preferon dhe vajzat. Normalisht kemi qenë shumë të afërta bashkë. Nuk është se ky ishte shkaku që agravoi dhuna fizike. Nuk është se jam krenare për atë që ka ndodhur aty. Por në një shtëpi tetë persona që nuk e njohin njëri-tjetrin, mund të ndodhin dhe këto. Nuk është pritur mirë, se kush e don dhunën fundja. Njerëzit kanë komentuar negativisht që situata shkoi në atë pikë. Ndjesë kundrejt publikut, sepse këto gjëra nuk duhet të ndodhin dhe të shihen nga të gjithë, jo kundrejtë Dodos. Në një farë mënyre apo tjetër vlerat jepen. Unë me Stivin demonstrojmë çdo të thotë të jemi miq të vërtetë. Shumë gjëra në Shqipëri vijojnë të jenë tabu, nëse ne do të ishim të huaj do të thonin bravo. Më thuaj një nga 20 deri në 25 vjeçar kur del darkave dhe nuk pinë”, u shpreh Xhoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA