Arrestohet për përdhunim polici që detyroi gruan të bënte seks për të hequr gjobën

11/05/2020 22:06

Një oficer policie po përballet me akuza përdhunimi në SHBA pasi detyroi një grua të bënte seks me të në këmbim të heqjes së gjobës së shpejtësisë.

Darwin Fontenot, një polic 21-vjeç në Port Barre, Louisiana, u arrestua për “përdhunim të gradës së tretë” pas raportimit të incidentit të ndodhur në mars. Përdhunim i gradës së tretë quhet në SHBA aktiviteti seksual mes një personi me post publik dhe një tjetri nën tutelën e tij.

Kreu i policisë së Port Barre, Deon Boudreaux tha se kishte marrë një raportim më 27 prill për gruan që akuzonte Fontenot se e kishte detyruar të bënte seks me të, pasi e kishte ndaluar për tejkalim shpejtësie më 10 mars.

Fontenot kishte ofruar t’i falte shkeljet gruas nëse ajo bënte seks me të, çka ai pranoi më pas se kishte ndodhur.

“Kur fola sot në mëngjes me të, Fontenot pranoi se kishte bërë seks me ankimuesen dhe se të dy ishin takuar pas detyre. Por edhe fakti që ishte jashtë detyre nuk bën që të jetë e drejtë. Një oficer policie dhe asnjë zyrtar tjetër publik, nuk mund të përfshihet në aktivitet të tillë, duke këmbyer favoret seksuale me faljen e shkeljeve. Është e trishtë të arrestosh një nga tanët por ajo që është e gabuar, është e gabuar”, tha Boudreaux.

Ai shtoi më tej: “Oficerëve të policisë u është besuar pushtet dhe përgjegjësi e madhe për të qenë në mes të drejtës e të gabuarës. Ky besim njolloset kur oficerët janë jo-profesionalë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA