25/11 16:26
Mërgim Vojvoda bëhet objektiv i disa skuadrave të Serisë A. Mediet në Itali raportojnë se 25-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës pëlqehet nga Lazio, Fiorentina dhe së fundmi nga Torino, që synon të përforcojë mbrojtjen.
Edhe pse është herët për të folur për një lëvizje konkrete, për futbollistin e Standard Liege duket se do të ketë një lloj ankandi, ku do të marrin pjesë disa ekipe italiane. Transfermarkt e vlerëson anësorin e djathtë 2 milionë euro, por kalimi i tij në Serinë A pritet të ndodhë për më shumë. Sipas Tuttosport, Vojvoda mund të kushtojë deri 5 milionë euro.
Mërgim Vojvoda ka qenë pjesë e Shpresës së Shqipërisë derisa në shtator të vitit 2016 iu bashkua “dardanëve”.
Top Channel