Rrezik i mundshëm! Bota kalon shifrën e 4 mln të prekurve nga Covid-19, BBC: Liria mund të shpjerë në…

10/05/2020 08:35

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 4 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën, ndërkohë që numri global i vdekjeve ka shkuar në mbi 277,000.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i infeksioneve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, për shkak të shkallës së ulët të testimit, në shumë vende që kanë të dhëna të paplota.

Numri ditor i vdekjeve po vazhdon të bjerë në disa kombe, përfshirë Spanjën, por ekziston shqetësimi se lehtësimi i kufizimeve të bllokimit mund të çojë në një “valë të dytë” të infeksioneve.

Një zyrtar i lartë kinez tha për mediat lokale se pandemia ishte një “provë e madhe” që kishte ekspozuar dobësi në sistemin e shëndetit publik të vendit.

Deklarata e rrallë, nga drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Li Bin, vjen pas kritikave të shumta jashtë vendit, sa i takon mungesës së prenoncimit të Kinës nga virusit.

Këtë javë, disa masa bllokimi kanë filluar të lehtësohen në Itali, dikur një nga epiqendrat globale të pandemisë. Italianët kanë mundur të dalin jashtë dhe të vizitojnë anëtarët e familjes në rajonin e tyre.

Franca ka regjistruar numrin e saj më të ulët ditor të vdekjeve për më shumë se një muaj, me 80 vdekje gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet po përgatiten të lehtësojnë kufizimet nga e hëna, siç ka vepruar edhe qeveria në Spanjën fqinje.

Ndërkohë, mbylljet po vazhdojnë në vende si Afrika e Jugut, pavarësisht thirrjeve nga partitë opozitare që ajo të përfundojë. Në Korenë e Jugut, kufizimet e rinovuara po vendosen në bare dhe klube pas një seri transmetimesh të lidhura me rrethin e kohës së lirë të Seulit.

Rusia gjithashtu anuloi një sfilatë ushtarake në Moskë, e planifikuar si pjesë e festimeve të Ditës së Fitores së vendit. Por, pavarësisht provave shkencore, drejtuesit e disa vendeve kanë vazhduar të shprehin skepticizëm për virusin dhe nevojën për bllokime.

Në Bjellorusi, mijëra ushtarë marshuan për të festuar Ditën e Fitores, pasi Presidenti Aleksandër Lukashenko hodhi poshtë thirrjet për masa më të ashpra.

BBC raporton se revista mjekësore britanike “The Lancet” ka shkruar një editorial tronditës për presidentin brazilian Jair Bolsonaro, duke e quajtur atë kërcënimin më të madh për aftësinë e vendit të tij për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Brazili aktualisht po raporton numrin më të madh të rasteve në Amerikën Latine – me mbi 10,000 raste të reja të shtunën, duke e çuar numrin e përgjithshëm kombëtar në afro 156,000.

Por, pavarësisht shpërthimit, Presidenti Bolsonaro vazhdon të hedhë poshtë ashpërsinë e virusit dhe është përplasur me qeveritarët për masat e bllokimit. Frustrimet për shpërthimin u bënë të dhunshme në Afganistan, dhe të paktën gjashtë njerëz vdiqën gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Dhuna filloi pasi demonstruesit u mblodhën në Firozkoh, kryeqytetin e provincës Ghor, për t’u ankuar për dështimin e perceptuar të qeverisë për të ndihmuar të varfrit gjatë pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA