Sa u takon testimeve për Covid-19, vullnetarë të shumtë kontribuan për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, pasi u ishte thënë se nuk do të kishte asnjë rrezik për shëndetin e tyre.
Këtë javë OBSH nxori disa udhëzime të reja për vullnetarët, të cilët tashmë do të duhet të jenë në moshën 18-30 vjeç.
Por ajo me të cilën po përballet OBSH janë polemikat nga studiues të shumtë, pasi nëse një vullnetar sëmuret rëndë nuk do të mund të ketë një trajtim mjekësor të posaçëm për virusin që ai ka marrë. Provat me vullnetarët për zhvillimin e vaksinave janë përdorur edhe në rastin e malaries, tifos dhe gripit, por nëse dikush sëmurej, kishte trajtime të disponueshme, raporton The Guardian.
Problemi qëndron te fakti se, në rastin e koronavirusit nuk është përcaktuar ende se cila do të ishte një dozë e sigurt e virusit dhe nuk ka trajtime të sakta nëse gjërat shkojnë keq.
Top Channel