Futbolli italian në krizë financiare, 6 klube nuk paguajnë lojtarët prej 3 muajsh!

10/05/2020 22:36

Kriza financiare prek edhe futbollin italian. Jo vetëm ligat e vendeve të vogla në Europë pasi edhe në Itali klubet kanë probleme financiare sidomos pas pandemisë së koronavirusit. Gazeta e njohur La Reppublicca, ka bërë me dije se problemet janë më të mëdha nga aq sa duken, sepse ndryshe nga pjesa më e madhe e klubeve që u kanë ulur pagat futbollistëve të tyre gjatë kësaj periudhe, 6 prej tyre nuk paguajnë aspak futbollistët që prej muajit janar.

Kjo vonesë e rrallë vjen për shkak të shfrytëzimit të dispozitave ligjore të emergjencës, që lejon klubet të mos deklarojnë pagat e dhëna gjatë periudhës shkurt-mars-prill, që është edhe fasha kohore e shtrirjes së pandemisë.

Presidentët e klubeve janë në vështirësi financiare dhe kanë shfrytëzuar “anekse” ligjore për të arritur të shtyjnë sa më shumë dhënien e pagave për futbollistët e tyre. Nuk bëhet me dije se cilët klube nuk janë treguar korrektë me lojtarët, por mësohet se këta të fundit kanë rënë dakord të heqin dorë nga pagat e tyre vetëm në rast se ato para shkojnë për lojtarët e akademive dhe ekipeve të femrave, që janë shumë herë më pak të paguar se kolegët e ekipeve të para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA