Dynamo Dresden nuk rrezikon rifillimin e Bundesligas, reagon drejtuesi i federatës!

10/05/2020 22:38

Gjermania nuk heq dorë nga rifillimi i sezonit futbollistik pavarësisht se në klubin e Bundesligës së 2-të të Dynamos së Dresdenit ka patur raste pozitive gjatë ditëve të fundit që kanë detyruar ekipin të karantinohet. DFL ka qenë e qartë në këtë pikë duke lënë shumë pak vend për dyshime sa i përket rifillimit teksa kanë bërë të ditur se Bundesliga e 2-të me 16 do të ristartojë me apo pa ekipin e Dynamos në fushë.

Skuadra që aktualisht rrezikon të rrëzohet një kategori më poshtë sipas drejtuesit e DFL, Christian Seifert mund të mos luajë 2 ndeshjet e para, por Bundesliga nuk mund të vendoset në rrezik për shkak të një ekipi.

Seifert në nje dalje publike për mediat e bëri të qartë se deri në fund të Bundesligës së 2-të janë dhe 81 ndeshje të tjera për t’u luajtur dhe ato të luhen madje DFL kishte parashikuar dhe raste të ngjashme ndaj nuk ka arsye pse të vendoset në dyshim rifillimi i sezonit.

Seifert madje e theksoi se të gjithë duhet të përshtaten me sitatën e re dhe DFL e kishte bërë të ditur që rastet e veçanta brenda një ekipi duhet të izoloheshin dhe gjithsesi liga është e gatshme që të shtyjë në një tjetër datë vetëm takimet e ekipit verdhezi. Në kushtet aktuale sipas drejtuesit Seifert as që bëhet fjalë për një shtyje të sezonit dhe kjo është plotësisht e pamenduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA