Njeriu që xhiroi skenën e vrasjes së Ahmaud Arbery nga një baba e bir para një muaji në SHBA, tashmë po merr kërcënime për vdekje.
Zhvillimi vjen pasi zyra e hetimit në Georgia zbuli identitetin e tij si William “Roddie” Bryan, dhe njoftoi se edhe ai është nën hetime.
Për vrasjen makabre të fundit të shkurtit, dy autorët Gregory e Travis McMichael u arrestuan vetëm ditët e fundit pas publikimit të videos.
Ata thanë se ishin në kërkim të një vjedhësi kur hasën Ahmaud Arbery në park duke bërë vrap, të cilin e vranë me armë duke menduar se ishte i kerkuari.
Tashmë dëshmitari kryesor i ngjarjes po përballet me pasojat e transparencës së tij. “Zoti Bryan, e fejuara, fëmijët dhe familjarët e tij, jetojnë në frikë prej faktit se ai nuk ka kryer asnjë krim, por sepse po bashkëpunon me hetimet për vrasjen,” tha avokati mbrojtës i Bryan.
Bryan, një fqinj i vrasësve Greg e Travis McMichael, xhiroi videon në 23 shkurt nga automjeti i tij.
Pamjet shkaktuan zemërim të gjerë në publik këtë muaj dhe kjo solli më në fund arrestimin e dy McMichael.
Top Channel