Tre fëmijë në New York vdesin nga sëmundja e rrallë e lidhur me Covid-19

09/05/2020 21:10

Tre fëmijë, mes të ciëlve një pesë-vjeçar, kanë vdekur nga një sëmundje misterioze inflamatore e ngjashme me sindromën Kavasaki ose nga një atak toksik, tha sot guvernatori i New York, Andrew Cuomo teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

Një total prej 73 rastesh te reja të sëmundjes, duke përfshirë dhe fëmijë të shkollave fillore, janë regjistruar deri tani në New York. Ajo besohet se ka lidhje me koronavirusin e ri dhe është aktive prej dy muajsh.

New York nuk është vendi i parë që raporton për sëmundje inflamatore mes epidemisë së Covid-19.

Doktorët britanikë kishin shprehur shqetësime të ngjashme për simptomat te fëmijët.

Sëmundja është krahasuar shpesh me sindromën Kawasaki– çrregullimi i rrallë i sistemit imunitar që prek fëmijët nën pesë vjeç, duke shkaktur simptoma të rënda ethesh apo virusi.

Nuk është ende e qartë nëse sëmundja e regjistruar në të dy anët e Atlantikut, është saktesisht Kavasaki. Kjo e fundit është e njohur prej 50 vjetësh, edhe pse origjina e saktë mbetet mister për studiuesit.

Sëmundja konsiderohet e kurueshme nëse zbulohet në kohë.

Guvernatori Cuomo ka urdhëruar autoritetet e New York të studiojnë sëmundjen dhe të krijojnë një përkufizim.
“Ky është një lajm i dhimbshëm që do të hapte një kapitull të ri me virusin. Ne jemi duke hetuar për të mësuar më shumë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA