24/11 15:33
Zef Mazi do jetë krye negociatori që do udhëheqë procesin për integrimin e vendit në BE.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE Luigi Soreca me rastin e Ditës së Europës.
“Kemi ngritur grupin negociator ku them se është momenti ta zbulojmë se kush e drejton, që dhe na kritikuar dhe ne si qeveri, por ai është një personalitet i mirënjohur, i respektuar, i gjithëpranuar për dijen dhe aftësitë e tij.
Zef Mazi do jetë kryenegociatori , me një grup të mirëpërzgjedhur do jenë regjia e betejës për negociatat, për të çuar para procesin në shumë drejtime. Me këtë skuadër me këtë mirëkuptim me të gjithë aletatë edhe SHBA do ecim përpara”, tha Rama.
Top Channel