Kryeministri Edi Rama mbajti në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE për ditën e Europës.
Rama tha se sot dita e Europës, na gjen një situatë tejet të jashtëzakonshme që na pamundëson ritualet e zakonshme në kremtimin e kësaj dite të veçantë duke falënderuar udhëheqësit e BE-së për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.
Kreu i qeverisë zbardhi diskutimet me presidentin e komisionit europian, me komisionerin e zgjerimit me presidentin e këshillit për të përfshirë dhe BQE në këtë ndihmë përmes një ndërveprimi përmes BSH dhe bankave kombëtare të rajonit dhe Bankës Europiane për të lehtësuar në mënyrë të ndjeshme të gjithë procesin që ka të bëjë me financimin e ekonomisë.
“Sot është Dita e Europës dhe na gjen në situatë të jashtëzkonshme që na pamundëson ritualet e zakonshme për kremtimin e saj. Para dy ditësh patëm një shkëmbim të rëndësishme me udhëheqësit e rajonit dhe BE për këtë situatë online, dhe ishte një takim në distancë me shume përmbajtje me ndjesi afrimi të fortë edhe angazhimi, jo vetëm për të përballuar sitautën e tanishme por edhe për të reflktuar për ato se çfarë duan çuar më tej. Në këtë j=kontekst nuk mundet veçse të rishprehet mirënjohja për miqtë tanë në Bruksel, për ata të delegacionit këtu në Tiranë që u gjenden pranë nesh pas tragjedisë së 26- nëntorit dhe konferencës së donatorëve edhe në këtë situatë.
Soreca e tha dhe unë po e përsëris, sic doli qartë në takimin e pardjeshëm mbështjetja do vazhdojë, edhe për Shqipërinë edhe pse nuk pjesë e BE në sensin e Integrimt në këtë luftë ndaj këtij armiku të padukshëm.
Dua të theksoj se ndihmës së angazhuar deri tani të BE për të përballuar situatën e kësaj luftë do i shtohet edhe më tej ndihma nga buxheti evropian në gjysmen e dytë të vitit 2020. Dua të them se pas disa bisedimeve kemi marrë një aprovim për të përfshirë edhe bankën qëndrore evopiane në këtë ndihmë për të lehtësuar procesin që ka të bëjë më financimin e ekonomisë në kushtet kur në këtë situatë vendet si ne e kanë të vështirë balancimin e ekonomisë.
Vazhdim instensiv i punës për rindërtimin. BE do përfshihet drejtpërdrejt këtu në 2 drejtime: shkollat dhe restaurim të monumenteve të kulturës. Është fantastike që kemi instrumenta financiar që ta bëjmë Shqipërinë shembull.
Asnjë ditë delegacioni, ambasadori, njërzit në Bruksel nuk na ka lënë vetëm në këtë proces. Fjala më e urryer për ju është durim , por është më e vyera tani. Vonesa e krijuar nuk është e jashtëzakonshme, por objektivi për të kthyer në shtëpi ata që i humbën ato mbeten në fuqi.
Nuk mund të bëjmë t’i bëjmë të gjitha në këtë kohë pandemie, por do bëjmë pjesën më të madhe të tyre. Për ekonominë , jemi të rrezikuar nga injoranca mungesa e durimit, që con në konkluzione se virusi është komplot etj etj.
Dhe jo më larg se sa të vija këtu pashe se si në Korenë e Jugut pasi u hapën baret pati një kërcim të rasteve. Duhet të shmangim rimbylljen nga injoranca dhe papërgjegjshëmria. Puna me sistemin shëndetësor vazhdon falë edhe BE, për ata që thonë se paratë e BE janë vjedhur u them se ato sapo kanë filluar të rimbursohen, s’janë para që vijnë me valixhe por fonde që strukturohen dhe monitorohen nga vetë BE. Falenderoj në fund BE që na rrinë pranë në cdo hap”, tha Rama.
Top Channel