Milani del i pastër, asnjë tampon nuk nxori të infektuar me COVID-19

09/05/2020 21:26

Milani përgënjeshtron raportimet se pjesëtarë të tjerë të klubit kuqezi, përveç Paolo Maldinit dhe djalit të tij, Daniele, janë prekur nga COVID-19. Në komunikatën zyrtare të “Djallit” shkruhet:

“AC Milan komunikon se në bazë të testeve mjekësore të kryera deri tani në skuadrën e parë dhe në staf, të pranishëm në Milano, nuk është gjetur asnjë rast pozitiv me Koronavirus,” – lexohet në komunikatë. – “Skuadra do të vijojë programin teknik individual në Formello.”

Para disa ditësh, presidenti Scaroni kishte fokur për “të infektuar drejt shërimit”, por me sa kuptohet referenca ishte për Paolo dhe Daniele Maldinin, që e kishin komunikuar pozitivitetin e tyre që më 21 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA