Mayweather e thotë troç: Luftoj nëse argëtohem dhe fitoj 600 milionë

09/05/2020 23:02

Floyd Mayweather, tashmëi 43 vjeç, mbetet i përqendruar në rolin e tij të ri si trajner, megjithëse ai pranon se vazhdon të shkojë në palestër për të ruajtur formë. “Money” ka sqaruar edhe një here spekulimet në lidhje me një rikthim të mundshëm, të cilin e njoftoi vitin e kaluar, por ai ka dashur të bëjë të qartë se ai do të kthehet vetëm nëse ka një mundësi të mirë pë të fituar para dhe jo për ta ekspozuar veten ndaj boksierëve të rinj.

“Nuk po planifikoj një duel me Adrien Broner, janë thjesht thashetheme. Unë jam në pension. Po, është e vërtetë që po boksoj, por nëse shkoj në palestër, kjo është sepse me ndihmon të qëndroj në formë. Tani unë po stërvit të tjerët dhe po argëtohem”.

Sigurisht, Mayweather e bëri të qartë se ai nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një pagë e mirë që përfshin një duel me rrezik të ulët, si ndaj McGregor ose Nasukawas.

“Nuk dua të përfundoj si xhaxhai im ose si shumë boksierë të tjerë që nuk dinë të heqin dorë. Duhet të jesh i zgjuar dhe të bësh si unë dhe McGregor,” – tha Floyd, i cili argumentoi. – “Nuk mund ta mundja veten time, por ai luftoi për të qenë luftëtari MMA që ka fituar më shumë para. Unë do ta bëja përsëri, sepse është argëtim dhe është biznes “.

Në këtë pikë, amerikani deklaroi:

“E përsëris, nuk do të ndeshem me boskierë të rinj, por nëse shoh mundësinë për t’u argëtuar, do të argëtohem duke fituar 600 milionë, pse jo?”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA