I panjohuri përdhunon për një muaj në shtëpinë e saj minorenen që joshi në rrjetet sociale

09/05/2020 19:31

Një i huaj futej fshehurazi në dhomën e një 12 vjeçareje, fshihej poshtë krevatit të saj dhe e përdhunoi vazhdimisht për gati një muaj, tha policia e Oregon në SHBA.

21 vjeçari Zacharias Cavasos, e kishte joshur fëmijën në mediat sociale para se të takohej me të në shkurt, në rezervatin Umatilla në Oregon, ku ajo jeton me familjen.

Aty, Cavasos hynte fshehurazi në dhomën e fëmijës, pa e kuptuar gjyshi i saj, duke e bërë objekt sulmesh të përsëritura seksuale.

Gjyshi i vajzës kishte pikasur njëherë Cavasos që hynte në shtëpi dhe e kishte urdhërur të largohej. Por më vonë Cavasos kishte hyrë përsëri dhe kishte qëndruar aty deri më 11 mars, kur dhe u kap.

Cavasos pranoi se kishte bërë disa herë seks me të miturën. Në seancën paraprake të çeshtjes, gjyqtarja Youlee Yim Yoo tha se ishte e shokuar nga manipulimi që i kishte bërë viktimës së mitur: “Jam e trazuar nga akuzat se megjithse e dije moshën e viktimës ti u ktheve në rezidencë dhe vazhdove të njëjtën sjellje kriminale”.

Avokati i Cavasos tha se klienti i tij pedifil mund të kishte çrregullime mendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA