U bënë të njohur për ‘vallëzimin e vdekjes’/ Burrat nga Gana kanë një mesazh për mjekët

08/05/2020 17:59

Vallzimi i tyre teksa dërgojnë një akrivol me të vdekur për në banesën e fundit, është kthyer në hit në internet këtë kohë pandemie. Bëhet fjalë për vallëzimin e shatë burrave nga Ghana, të cilët janë kthyer në trend në rrjetin social “Tik Tok”.

Burrat e mistershëm u rikthyen sërish, por këtë herë për të falenderuar mjekët  për kontributin e tyre në luftën ndaj COVID-19.  Të veshur me të bardha dhe me maskë mbrojtëse në fytyra, ata shprehen një falenderimë të veçantë për mjekët në të gjithë botën.

“Përshëndetje të gjithëve! Ne duam të falenderojmë të gjithë mjekët në botë. Ju punoni shumë dhe po kujdeseni për të gjithë ne. Qytetarë, ose qëndroni në shtëpi, ose vallëzoni me ne”, u shpreh Benjamin Aidoo, përfaqësues i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA