Një aksident është shënuar pak minuta më parë, në rrugën “Don Bosco”, ku një mjet ka aksidentuar një 17-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka mbetur i lënduar 17-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel